zoom

Aktualitet

Shpërthimi tek Epoka, policia: Shpërtheu bombola e gazit

Tiranë- Polica ka reaguar lidhur me shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Universitetin privat Epoka.

Sipas policisë, rreth orës 20:35, në rrugën e “Rinasit”, ka ndodhur një shpërthim në godinën në fjalë të, konkretisht në kuzhinën e mencës, ku ka vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi si pasojë e rrjedhjes së gazit.