zoom

Lajme

Shpërthimi racist i Ana Brnabiç ndaj opozitës serbe: Jeni heronj të mediave kosovare dhe Albin Kurtit

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha e ka quajtur shpërthim racist dhe të poshtër deklaratën e kryetares të Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rexha tha se ish-kryeministrja iu referua mediave kosovare si “mediat siptarski” në gjuhë nënçmuese ndërsa sulmoi opozitën serbe.

Ana Brnabiq akuzoi gjatë përplasjeve në Beograd, opozitën se po bëheshin heronj të mediave shqiptare dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti,duke mbajtur në duar edhe foto të artikujve që kishin shkruar mediat në Prishtinë.

“Jeni bërë heronj të mediave shqiptare në Kosovë, jeni heronj të Albin Kurtit. Shpresoj te jeni te kenaqur, Albin Kurti është i kënaqur, shpresoj edhe ju, kjo është vetëm një copëz se si po ju festojnë mediat shqiptare. Dhe kjo vetëm flet se kush po lufton për Serbinë dhe kush po lufton kundër”, tha ajo.

Seanca e Kuvendit të Serbisë eksaloi këtë të martë në përplasje të forta edhe fizike, ku mbetën të plagosura edhe tre deputete femra, njëra prej të cilave në gjendje të rëndë.

Postime të lidhura