Aplikacion
Ekspertët po punojnë për të zbuluar fillimisht se çfarë e shkaktoi hedhjen në erë; një defekt teknik, apo një sabotim me ndërhyrje në motor dhe vendosje lënde eksplozive.
Armandi Nelaj, 52-vjeç, humbi jetën më datën 24 qershor në Sarandë, si pasojë e një shpërthimi teksa po notonte në det.
Ndërkohë që policia njofton se tashmë pritet akti i ekspertimit i cili do të zbulojë dhe arsyen e shpërthimit të mjetit, nëse ishte aksidentale apo një atentat. Ndërkohë që Policia e Vlorës po bashkëpunon me Prokurorinë lidhur me zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 24.06.2024, informojmë se Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori, pasi në afërsi të Portit Detar Sarandë, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi, ndërkohë që notonte në det, pranë gomones së tij, shtetasi A. N., 52 vjeç, banues në Sarandë. Në vijim, pritet akti i ekspertimit për arsyen e shpërthimit”, thanë burime zyrtare.
Ndërkohë, në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes, teksa po merren edhe dëshmitë e familjarëve për konfliktet e mundshme të të ndjerit apo kërcënimet.