Aplikacion
Shpërthimi është dëgjuar rreth orës 01:00, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e veriut, ka thënë për KosovaPress se policia nuk ka arritur ta konfirmojë saktë vendin ku është hedhur mjeti shpërthyes, por që nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.
“Mbrëmë kemi dëgjuar një detonim. Nuk ka të lënduar e as dëme materiale”, ka thënë ai.
Edhe ditë më parë persona të panjohur sulmuan me mjet shpërthyes pikë kontrollin policor në këtë lagje, por nuk kishte të lënduar.
Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend që mund të presë palestinezët e zhvendosur nga Gaza