zoom

Aktualitet

Shpërthim në një pikë gazi në Shkozet, plagosen dy persona

Një shpërthim ka ndodhur në një pikë të tregtimit të gazit në lagjen 14 në Shkozet.  Në pikën e tregtimit kanë qenë duke punua dy pronarët dhe gjatë punimeve ka ndodhur një shpërthim.

Ata kanë pësuar djegie në pjesën e fytyrës dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka kryer veprimet hetimore, por dyshohet për një ngjarje aksidentale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:00, në lagjen nr.14 Durrës, në një pikë shitjeje, si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer një bombël gazi.

 

 

Për pasojë janë dëmtuar punonjësit e pikës së shitjes, shtetasit R. K., 25 vjeç dhe E. K., 41 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Zoom.al