zoom

Bota

Shpërthim në kampin e refugjatëve në Itali, mbi 30 të plagosur

Një ndërtesë që shërbente si vendstrehim për refugjatët në Italinë qendrore u shkatërrua pas një shpërthimi të shënuar të premten në qytetin e San Lorenzo Nuovo.

Për pasojë, mbi 30 persona u plagosën. Pjesa më e madhe e tyre morën plagë të lehta, veç njërit që u transportua me avion në një spital në Romë.

Shkaqet e shpërthimit nuk janë zbardhur ende nga autoritetet italiane, por deri tani nuk ka të dhëna që mund ta lidhin ngjarjen me një sulm.

Prokurorët kanë nisur hetimet për shpërthimin dhe për momentin dyshohet që ai të jetë shkaktuar nga pakujdesia.