zoom

Aktualitet

Shpërthim me tritol në mes të rrugës në Krujë, detaje nga ngjarja

Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në Krujë. Mësohet se lënda plasëse ka shpërthyer në rrugë.

Nga shpërthimi janë thyer xhamat e bizneseve përreth dhe është hapur një gropë në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm (3 gusht) në afërsi të lagjes Zimzenel.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 03.08.2023, rreth orës 02:25, në rrugën “Zim Zeneli” (në asfalt) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.