zoom

Aktualitet

Durrës/ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e dyqanit të policit

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Durrës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Katund i Ri, Durrës, në derën e jashtme të dyqanit të shtetasit Hysen Gashi, 54 vjeç.

Pronari i biznesit është efektiv i forcave “Shqiponja” dhe nga shpërthimi ka dëme të shumta materiale. Gjithashtu, nga kqyrja paraprake e kamerave të sigurisë shihet një automjet i ndaluar para biznesit.

Rreth orës 22:20, në fshatin Katund i të Ri, Durrës, në derën e jashtme të dyqanit të shtetasit H. G., 54 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë është  dëmtuar vetëm qepeni i jashtëm i derës së dyqanit”, thuhet në njoftimin e policisë.