zoom

Bota

Shpërthen vullkani në Indonezi, qielli pushtohet nga hiri

Një vullkan në Indonezi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm, duke lëshuar në qiell një masë gjigante hiri. Bëhet fjalë për vullkanin në malin Sinabung, i cili regjistroi 13 shpërthime. Shpërthimi nuk ka sjell rrezik për banorët apo pronën e tyre, thanë autoritetet.

Deri më tani nuk janë dhënë urdhra evakuimesh apo shtyrje të fluturimeve. Autoritetet kanë këshilluar banorët të qëndrojnë të paktën 3 km larg perimetrit vullkanik. Vullkani i Sinabung, kishte qëndruar i “fjetur” për shekuj me radhë deri sa të riaktivizohej në 2010, ku si pasojë mbetën të vdekur 2 persona.

Pas një periudhe pauze ai shpërtheu përsëri në 2013-ën dhe prej atëherë ka mbetur gjithnjë aktiv. Në një shpërthim të ndodhur në vitin, 2014 u vranë të paktën 16 persona, ndërsa katër të tjerë u vranë në 2016.

Indonezia, e quajtur ndryshe dhe si arkipelagu i më shumë se 17.000 ishujve, ka afro 130 vullkane aktivë. Mali Merapi në ishullin Java, një nga vullkanet më aktivë të botës, gjithashtu shpërtheu kësaj jave, duke lëshuar llavë nga faqet e tij.