Aplikacion
Van Gaal, i cili ishte në krye të Holandës, ka sugjeruar që Argjentina u ndihmua gjatë rrugës për të fituar çmimin më prestigjioz në futboll.
Skuadra e tij Holanda u mund nga Messi dhe Co në fazën çerekfinale, në një ndeshje që pa 16 kartonë të verdhë dhe një të kuq të dhënë para se të shkonte te penalltitë.
Trajneri veteran Van Gaal foli për NOS-it për rezultatin përfundimtar:
“Unë nuk dua të them shumë për të. Kur shihni se si Argjentina i shënon golat dhe si i arritëm ne golat, dhe se si disa lojtarë të Argjentinës e kaluan kufirin dhe nuk u ndëshkuan nga arbitri, atëherë mendoj se ishte një lojë e paramenduar”, tha trajneri i eliminuar nga “Albiceleste” në çerekfinale.
Van Gaal, duke folur për Nos, përforcoi idenë e tij: “Jam serioz për gjithçka që them. A duhej të bëhej Messi kampion bote? Unë me të vërtetë kështu mendoj”. /zoom.al/