zoom

Aktualitet

Shpërthen në banesë bombola e gazit në Pogradec, digjet komshiu që tentoi të fikte zjarrin

Një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese mesditën e kësaj të shtune në Pogradec, e cila për pasojë ka marrë flakë.

Autoritet policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, në fshatin Rëmenj, në banesën e shtetasit F. T. Burimet zyrtare bëjnë me dije se për pasojë është djegur lehtë në këmbë komshiu i pronarit t banesës, shtetasi B. K., që ka ndërhyrë për fikjen e zjarrit. Ai është dërguar me urgjencë për mjekim në spitalin e Pogradecit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.