Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma e ka konsideruar një dëshpërim humbjen e Partisë Demokratike në të gjashta bashkitë! Para se të futej në mbledhjen e grupit parlamentar që po zhvillohet në selinë blu, Duma u ndal para gazetarëve. Ajo theksoi se për këtë humbje duhet të mbajnë të gjithë përgjegjësi, duke nisur që nga kryetari i PD-së, që është Lulzim Basha.
“Duhet të mbajmë përgjegjësi, duke nisur qe nga kryetari i partisë. Është një rezultat dëshpërues,”- tha Duma ndër të tjera.