zoom

Slider

Shpërthen Gaz Demi: Fusha e Laçit si në Afganistan, e vodhën Partizanin! Turp

Laçi mundi me polemika 3-2 Partizanin në një ndeshje emocionuese në Kurvin.

Zhgënjimi ishte i madh te të kuqtë pas ndeshjes, presidenti Gazment Demi, tha në emisionin “Skaner”, se gjyqtari e bëri baltë duke ndihmuar Laçin.

“Nuk e kam dëgjuar deklartën e trajnerin Kolelës dhe kam bërë gabim. Ndoshta Laçit ngaqë iu bë një hile me Krujën donin ta mbulonin sot. Terreni ishte si në Afganistan. Një gol ndikon gjithçka. Me qenë se Pregja e tha që goli ishte pozicion jashtë loje, unë nuk kam çfarë them”, tha fillimisht presidenti i Partizanit.

Arbitri Juxhin Xhaja – “Unë nuk jam i cënuar si njeri, iu thashë edhe tifozëve, që është turp që bëni kështu. Ky Xhaja para 1 jave ishte në Durrës, e nxorri me karton të verdhë lojtarin tonë që mos luante në ndeshjen pasardhëse. Unë kam të drejtë të dyshoj. Sot më duket një vjedhje ndaj Partizanit. Nga moviola e Pregjës, i bie që neve na kanë vjedhur sot si Partizanin. Kuptova që Partizanit sot i kanë rënë në qafë, nuk kam çfarë flas më shumë. Në Laç ishte si në Afganistan. I bie që duhet të sillem edhe unë te fusha e Partizanit si në Afganistan, por fytyra ime nuk e lejon këto. Shpresojmë t’ia kenë larë Laçit borxhin që i kishin dhe ta kenë goditur Partizanin. Do më vinte shumë keq po të qe e sistur kjo punë. Një diçka nuk shkon”, deklaroi Demi.  /zoom.al/

Related Posts

None found