zoom

Sport

Shpërthen Briken Calja: Federata e Peshëngritjes gënjeshtare, Elez Gjoza më ka mashtruar me fondet

Kampioni i Botës, Briken Calja ka shpërthyer kundër Federatës Shqiptare të Peshëngritjes dhe presidentit Elez Gjoza, duke deklarua se e kanë gënjyer për fondet e akorduara shumë kohë më parë nga qeveria shqiptare.

Në këtë mënyrë ka nisur lufta brenda Federatës së Shtangës. E pabesueshme, por e vërtetë, dhe këtë e tregon shumë qartë statusi i mposhtëm i kampionit tonë Briken Calja.

“Sqarim për opinionin publik ne lidhje me situatën e krijuar:

Në lidhje me qeverinë dhe Ministrinë, konkretisht i jam vërtetë mirënjohës për Ligjin e ndryshuar të Sportit dhe për procedurat korrekte në lidhje me shpërblimet e sportisëtve per medaljet e fituara. Ministria e ka bërë punën e vetë për këtë temë dhe korrektësia e treguar nga ana e saj meriton veç se duartrokitje”, nis statusi i Brikenit, që më pas sulmon hapur FSHP-në.

“Në lidhje me Federatën e Peshëngritjes, doja thjesht të shprehja keqardhje për gënjeshtrat dhe hipokrizitë e vazhdueshme në lidhje me këtë temë.

Nëse në llogarinë e Brikenit ka ardhur shpërblimi i plotë i medaljeve siç Federata pretendon, kjo është lehtësisht e verifikueshme. Në llogarinë e Brikenit ka kaluar vetëm urdhri i parë i Ministrisë, siç dhe unë kam rënë personalisht dakord për ndarjen e shpërblimit në pjesë.

Çdo transaksion bankar është lehtësisht i verifikueshëm në sistemet bankare dhe në Thesarin e Shtetit, kështu që t’i lëmë mënjanë hipokrizitë dhe gënjeshtrat, por t’i japim drejtim punës siç duhet”, thuhet në statusin e Briken Caljas. /zoom.al/

Postime të lidhura