zoom

Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Mirditë, humb jetën vëllai i ish-kreut të Gardës së “21 Janarit”

Shpërthimi i një bombole gazi i ka marrë jetën Nikoll Prendit 65 vjeç në Mirditë. Raportohet se rreth orës 13:40, në fshatin Reps, Mirditë ka rënë zjarr në banesën e 65-vjeçarit.

Ai ka tentuar të shuajë flakët, por është asfiksuar nga tymi e si pasojë është djegur brenda dhe ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por e kanë gjetur të vdekur 65-vjeçarin.

Sipas burimeve, raportohet se Nikoll Prendi është vëllai i ish-kreut të Gardës së 21 Janarit, Ndrea Prendi.

“Më datë 04.10.2021, rreth orës 13:40, në fshatin Reps, Mirditë, si pasojё e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.P., 65 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhën në vendngjarje. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.