zoom

Të gjitha

Shpërthen aktori i mirënjohur: Duhet të vrasim shprehjen “e ç’më duhet mua”

Me sloganin “Shqipëria në rrezik” është zhvilluar takimi i kësaj të mërkure i kryetarit të Partisë Demokratike me artistët dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Gjithashtu pjesë e këtij takimi ishte edhe aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj. Në fjalën e tij Malkaj u shpreh se ajo që duhet bërë është të ‘vritet’ shprehja e ç’më duhet mua.

Ai tha se duhet luftuar indiferentizmi i shqiptarëve.

“Edhe e folura me mik është? Çfarë duhet të bëjmë? E ç’më duhet mua! Kjo është motoja e gjithë popullit shqiptar. U hodh gaz, e ç’më duhet mua…Kjo duhet vrarë e ç’më duhet mua…Duhet të heqim këtë ç’më duhet mua…”, u shpreh Malkaj.