Aplikacion
Sipas burimeve, në Projskë të Pogradecit, dy mjete u përplasën me njëri-tjetrin.
Në Qafë-Thanë nga ana tjetër një kamion doli nga rruga, ndërsa pak minuta më vonë u përplasën edhe dy makina.
Sakaq, një tjetër aksident u regjistrua edhe në afërsi të Përrenjasit, ku një autoveturë dhe një kamion u përplasën me njëri-tjetrin.
Dyshohet se shkak për aksidentet është shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë. Nga aksidentet deri më tani raportohet vetëm për të plagosur.