zoom

Aktualitet

Shpallet në kërkim ‘bosi’ i armëve që u kapën në Tiranë, SPAK i dorëzon Interpolit urdhër-arrest

Mësohet se SPAK së fundmi i ka dorëzuar INTERPOL-it mandat arrestin ndërkombëtar për Sokol Xhurën. Ai rezulton se 2 javë para operacionit të zhvilluar nga policia e Tiranës, ku u kap një arsenal i madh armësh, është larguar drejt SHBA ku jetonte prej disa vitesh.

Së fundmi mësohet se policia shkencore ka nsiur ekzaminimin e armëve të sekuestruara në 19 bazat në Tiranë. Në bazën e 19 shumica e armëve rezultin të vjedhura në bazat ushtarake të Tufinës në trazirat e 97.

Armatimi i rëndë predha luftarake dhe tritol i është dorezuar policisë sëbashku me antitanket.

Automatikët pistoleta e mitralozët do t’i nënshtrohen ekzaminimin për tu ballafaqur qitjet e armëve me gëzhoja të sekuestruara në krime pa autor ndër vite. /zoom.al/