zoom

Stil

Shpallet fituesi i “Sanremo 2023”! Nga letra e Zelensky-t te të ftuarit VIP

Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e Festivalit “Sanremo 2023”, ku fituesi i edicionit të 73-të u shpall Marco Mengoni.

Artisti arriti të triumfonte në votimin e pesë anëtarëve të jurisë.

Ndërkohë, emocione të shumta ka pasur gjatë gjithë natës finale, veçanërisht në momentin kur prezantuesi Amadeus lexoi letrën e dërguar nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.


Ovacione ka pasur në sallë edhe për performancat e Gino Paolit dhe Ornella Vanonit, duartrokitje për Depeche Mode, të ftuar ndërkombëtarë të mbrëmjes.


Finalja e Festivalit Sanremo 2023 filloi si zakonisht me himnin Mameli. Këtë herë u luajt nga banda e Forcave Ajrore, e cila këtë vit feston 100 vjetorin e saj. Nga ana tjetër, Gianni Morandi dhe interpretoi disa këngë nga Lucio Dalla, që këtë vit do të kishte mbushur 80 vjeç.