zoom

Lajme

Shorti i KQZ-së/ PD e para në fletën e votimit, si renditen partitë e tjera

KQZ hedh shortin për renditjen e partive në fletët e votimit.

Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të jetë e para që do të renditet në fletën e votimit.

I dyti do të jetë Partia Mundësia e Agron Shehajt, ndërkohë që vendi i tretë me short i ra Partisë “Lëvizja Atdheu”. Sipas shortit që u hodh, numrin e katërt e mban partia e Lulizm Bashës, “Koalicioni Euroatlantik”, ndërsa numrin 5 e ka Partia Socialiste me Edi Ramën.

Aleanca Demokracia e Re do ketë numrin 8, PSD e Doshit do mbajë numrin 11. Shqipëria Bëhet numri 6

Renditja e plotë:

1.PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore

2.Partia Lëvizja Bashkë

3.Lëvizja Atdheu

4.Partia Koalicioni Euroatlantik

5.Partia Socialiste

6.Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet

7.Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare

8.Partia Aleanca Demokracia e Re

9.Djathtas për Zhvillim

10.Partia Mundësia

11.Partia Social Demokrate.

Postime të lidhura