zoom

Slider

Shorti i C.League iu buzëqesh ekipeve shqiptare! Tirana, Vllaznia e Egnatia mësojnë rivalët

Shorti i Conference League i buzëqesh ekipeve shqiptare. Tirana nënkampione e Shqipërisë do të përballet me gjeorgjianët e Dinamo Batumi.

Egnatia, fitues e Kupës së Shqipërisë, që merr pjesë për herë të parë në Europë do të sfidojë armenët e Ararat Armenia, ndërsa Vllaznia me ekipin nga Irlanda e Veriut, Lienfield.

Në datat 13 korrik do të luhen takimet e para, ndërsa më 20 korrik do të zhvillon ndeshjet e kthimit të këtij raundi.

Ndërkohë Shkëndija e Tetovës, do të përballet në këtë raund me uellsianët e Haverfordwest County, ndërsa Shkupi do të luajë në këtë fazë me ekipin e lituanez të Hegelmann.

Gjilani do ta luajë ndeshjen e parë në transfertë me skuadrën nga Luksemburgu Progres Niederkorn dhe Dukagjini do të ndeshet me ekipin nga Gjibraltari, Europa FC. /zoom.al/