Aplikacion
Çelhaka ka qenë duke udhëtuar së bashku me 2 shtetase të tjera italiane në automjet, të cilat po ashtu ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Manovra e pastudiuar mirë e 22-vjeçares, ka shkaktuar aksidentin tragjik me 5 viktima, pasi furgoni për t’iu shmangur përplasjes ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 20 metra në humnerë. E reja ka pësuar shembje në krah dhe ndodhet në spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe është jashtë rrezikut për jetën”, shkruan në rrjetet sociale Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore.
Nga ana tjetër, vajzat italiane në dëshminë e tyre deklarojnë se ishte furgoni ai që mori kthesën gjerë dhe shoferja e fuoristradës frenoi për të shmangur përplasjen, ndërsa makina rrëshqiti nga lagështia.
“Furgoni e mori kthesën gjerë dhe shoqja jonë frenoi për të shmangur përplasjen, ndërsa makina rrëshqiti nga lagështia.”