zoom

Aktualitet

Shoqërohen mbi 20 punonjës “Call Center”, mashtronin gjermanët dhe u merrnin mijëra euro

Mbi 20 persona u shoqëruan mbrëmjen e djeshme në Drejtorinë e Tiranës si rezultat i një hetimi të SPAK për aktivitetin e Call Centerve në Shqipëri

Hetimi në bashkëpunim me autoritet gjermane të cilët prej disa muajsh kanë dërguar disa letër letër-porosi të bazuara në kallëzime të qytetarëve gjerman të mashtruar në vlera që shkojnë disa mijëra euro.

SPAK i regjistroi hetimet disa muaj më parë nën dyshimin e veprimit si grup kriminal, teksa autoritet gjermane sugjeronin se ishte e njëjta skemë e përdorur edhe në Kosovë ku më shumë se 1 vit më parë u goditën disa qendra call center. /Zoom.al.