Aplikacion
E reja me origjinë indiane, e cila ishte birësuar nga një çift italian në moshë të re, akuzohet mbyti vajzën 4 muajshe dhe djalin 2 muajsh, brenda dy vitesh.
Fëmija i parë i çiftit, Alice, u nda nga jeta më 15 nëntor 2021. Në fillim, të gjithë menduan se vdekja e foshnjës ishte për shkak të “sindromës së vdekjes së papritur të foshnjës” që ndodh tek foshnjat e moshës 1 muaj deri në 1 vjeç.
Në fakt, nëna ka qenë ajo që ka telefonuar ambulancën dhe ka deklaruar se vogëlushja e saj nuk po merrte frymë, ndërsa pretendonte se foshnja u mbyt nga qumështi që pinte.
Askush nuk dyshoi në atë që pretendonte e reja dhe raporti i mjekut mjekësor që ekzaminoi trupin e foshnjës e vërtetoi se foshnja u mbyt.
27-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, pasi vajtuan për vdekjen e fëmijës së tyre të parë, vendosën të sjellin në jetë një fëmijë të dytë.
Në fund të gushtit 2022 lindi Matias i vogël , por jeta e tij do të ishte shumë e shkurtër pasi më 25 tetor të të njëjtit vit ai ndërroi jetë në të njëjtën mënyrë si motra e tij, Alice.
Foshnja ishte vetëm me nënën 27-vjeçare në shtëpi dhe vdekja u konsiderua e dyshimtë nga policia në Bergamo dhe prokurorisë lokale iu kërkua të hetonte të dy vdekjet e foshnjave Bortoli.
Zhvarrosja e trupit të Alisës, në të cilën u krye një autopsi, nuk bëri të mundur dhënien e shumë provave për hetimin, por hetuesit këmbëngulën të merrte në pyetje shumë dëshmitarë, përfshirë mjekë, prindër, miq, të afërm të afërt të çiftit dhe ekspertët, ndërsa janë siguruar edhe raporte mjekësore.
Nëna 27-vjeçare, kur kuptoi se autoritetet po hetonin shkakun e vdekjes së vajzës së saj nga frika se mos zbulohet, ka ndryshuar dëshminë e dhënë dhe ka pohuar se foshnja 4 muajshe nuk kishte vdekur duke pirër qumësht por rastësisht nga një… jastëk.
Sipas hetimeve të prokurorisë shkaku i vdekjes së të dy foshnjave është i njëjtë, 27-vjeçarja u shkaktoi foshnjave mbytje akute duke i ngjeshur në gjoks për shkak se “ishte irrituar nga të qarat e zgjatura të fëmijëve të saj”.
Autoritetet kompetente sqaruan se 27-vjeçare ka vepruar me qartësi dhe ftohtësi të plotë mendore, fakt që dëshmohet edhe nga mënyra se si ajo e trajton mbrojtjen e saj ligjore, pas zbulimit se ajo ka vrarë të dy foshnjat.
Drejtoi fushatën e Trump, tani do të bashkëpunojë me Berishën! Kush është Christopher LaCivita