zoom

Aktualitet

Shokuese në Devoll/ I moshuari prek në zonat intime 17-vjeçaren. E mitura ikën me vrap

Një 17-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga një 64-vjeçar në Devoll.

I moshuari, i identifikuar si Fatmir Shirka, u takua me 17 vjeçaren në të dalë të fshatit, teksa ajo po kthehej në banesë.

Fatmir Shirka e ka prekur të miturën në zonat intime të trupit. 17-vjeçarja ka refuzuar dhe më pas është larguar me vrap drejt banesës, duke i treguar familjarëve se çfarë i kishte ndodhur.

Kanë qenë këta të fundit ata që kanë lajmëruar policinë për ngjarjen e ndodhur me vajzën e tyre dhe me pas është bërë shoqërimi në mjediset e komisariatit të Devollit.

Pas dhënies së dëshmisë së vajzës dhe marrjes në pyetje të 64 vjecarit, polica e Devollit ka kryer arrestimin e Fatmir Shirkës.

I moshuari është i pamartuar.