zoom

Slider

Shokuese, Jorge Mendes po zhvillon bisedime me rivalin historik të Real Madrid për Ronaldon

Cristiano Ronaldo po mendon të larghet sa më parë nga “Old Trafford”. Agjenti i sulmuesit portugez, Jorge Mendes, ka folur me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, për mundësinë e nënshkrimit me yllin e Manchester United.

37-vjeçari ka informuar hierarkinë e “Djajve të Kuq” se dëshiron të largohet nga klubi këtë verë dhe nuk beson se ata janë në gjendje të luftojnë për trofe.

Ronaldo, i cili nuk dëshiron të kalojë një sezon jashtë Champions League në këtë fazë të karrierës së tij, humbi stërvitjen parasezonale të hënën pasi iu dha leja për të qëndruar në Portugali për arsye familjare.

Ai tashmë është lidhur me një mori klubesh, duke përfshirë Sporting Lisbonës, Roma, Bayern Munich dhe Chelsea. Por së fundi mediat spanjolle raportojnë se kalimi i CR7 te Barcelona është një mundësi reale.  /zoom.al/