zoom

Lajme

SHOKUESE/ 1-vjeçarja abuzohet seksualisht nga prindërit, vdes në spital. Mavijosje në trup

Një vajzë 1-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e abuzimit seksual dhe dhunës së ushtruar nga prindërit e saj.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në ishullin grek Kos, ku autoritetet kanë zbardhur dëshminë e nënës që tregon momentet e fundit të vajzës.

Sipas 24-vjeçares, e cila i përket komunitetit rom, në orën 19:45 minuta ka konstatuar se vajza e saj kishte humbur ndjenjat dhe se kërkoi ndihmë nga fqinjët e pallatit për ta risjellë në jetë.

“Rreth orës 20:15 nëna e fëmijës ka lajmëruar ambulancën dhe në të njëjtën kohë një tjetër qiramarrës ka ofruar ndihmën e parë. Në orën 20:25 mbërritën ekipet e shpëtimit të EKAV-it, të cilët konstatuan se foshnja nuk merrte frymë dhe vazhduan me reanimimin e tij.

Në orën 20:32 foshnja është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kos, ku mjekët kanë konstatuar se fëmija nuk merrte frymë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, foshnja ka ndërruar jetë në orën 20:45”, raportojnë mediat greke.

Në trupin e pajetë të 1-vjeçares mjekët konstatuan mavijosje, gërvishtje dhe shenja të abuzimit seksual.

Për shenjat e dhunës, prindërit kanë deklaruar para grupit hetimor se e mitura është vrarë gjatë lojërave të ndryshme me vëllain e saj 2-vjeçar, ndërsa për shenjat e abuzimit seksual u shprehën se nuk dinë gjë.

Pasi 1-vjeçarja ndërroi jetë, nëna, e cila është shtatzënë, dhe babai u arrestuan nga policia.

Grupi hetimor do të kryejë sot autopsinë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së vajzës, ndërsa fqinjët tregojnë se babai i saj ishte i dhunshëm dhe se merrej me drogë.