zoom

Slider

Shokon Benzema, pas polemikës i thotë lamtumirë kombëtares franceze

“Kam bërë përpjekjet dhe gabimet e nevojshme për të qenë këtu ku jam sot dhe jam krenare për këtë! Kam shkruar historinë time dhe e jona po merr fund”, shkruan Karim Benzema duke postuar foton me fanellën e kombëtares franceze.

Sulmuesi i Real Madrid përdori një postim në Tëitter për të zyrtarizuar lamtumirën e tij nga kombëtarja, në fund të një fundjave polemikash që përfshin trajnerin Deschamps.

Benzema u dëmtua pak para fillimit të Katarit 2022 dhe, pavarësisht se ishte rikuperuar, Deschamps vendosi të vinte bast te Giroud duke mbyllur dyert e Kupës së Botës për Topin e Artë.

Karim padyshim që nuk e priti mirë dhe ishte rikthyer në stërvitje me Real Madridin pa shkuar nga Doha për të marrë pjesë në finale dhe gjithashtu duke injoruar ftesën e presidentit Macron, i cili do të donte ta shihte atë në stadium.

Trajneri iu përgjigj keq atyre që e pyetën për Benzema në prag të finales së botës, duke bërë të qartë përplasjen mes të dyve. /zoom.al/