zoom

Kinema & Netflix

“Shogun”, trimuf spektakolar në “Emmy Awards”

Japonia shpërtheu nga gëzimi të hënën teksa seriali “Shogun” fitoi një rekord prej 18 Emmy për sezonin e tij të parë.

Seriali “Shogun” fitoi katër çmime Emmy në ndarjen e mbrëmshme të çmimeve, në kategoritë e serialit më të mirë, aktori më i mirë kryesor, aktorja më e mirë dhe regjisori më i mirë, ndërsa javën e kaluar fitoi 14 çmime “Emmy Arts Creative”.

Seriali fokusohet në tre personazhe: marinarin anglez John Blackthorne, i cili është mbytur dhe përfundon në brigjet e Japonisë, daimyō Yoshii Toranaga, një sundimtare e fuqishme feudale që ka shumë armiq dhe Toda Mariko, një fisnike inteligjente dhe misterioze, e cila nuk mund të vendosë midis besimit të saj të krishterë dhe besnikërisë së saj ndaj Toranagës.

Pasi një anije misterioze evropiane gjendet në një fshat peshkatarësh aty pranë, sundimtari Yoshii Toranaga zbulon sekrete që mund të rrëzojnë peshoren e pushtetit dhe të shkatërrojnë armiqtë e tij.