zoom

Aktualitet

Shoferja ngatërron marshin, hipën mbi trotuar dhe merr këmbësorin para

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Lushnje, ku drejtuesja e një mjeti ka ngatërruar marshin dhe ka përplasur një këmbësor.

Raportohet se gruaja, rreth 56-vjeçe, po tentonte të dilte nga parkimi, por në vend që t’i jepte indietro, ngatërroi marshin duke dalë në trotuar.

Ajo ka përplasur një tezgë ambulante në trotuar dhe më pas ka aksidentuar kalimtarin.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të poliklinikës në qendër të qytetit. I lënduar ka mbetur një 70 vjeçar, i cili pasi ka marrë ndihmën e parë në poliklinikë u dërgua me ambulancë në spitalin e Lushnjës.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)