zoom

Bota

Shoferi nuk frenoi – Pse u rrëzua autobusi në Itali? (Udhëtonin grup turistësh)

Në autobusin që u rrëzua nga mbikalimi në Venecia, duke shkaktuar një aksident tragjik me 21 viktima, udhëtonin një grup turistësh.

Referuar mediave italiane, mes tyre kishte turistë nga Ukraina, Gjermania, Franca dhe Kroacia, të cilët po ktheheshin në Marghera, pasi kishin vizituar Venecian.

Hipotezat e para të ngritura nga grupi hetimor për shkaqet e aksidentit janë se fajtor mund të ketë qenë shoferi, një 40-vjeçar italian, që po ashtu humbi jetën.

Ai dyshohet se vuante nga një sëmundje, çka mendohet se i ka tërhequr vëmendjen teksa po drejtonte mjetin. Në vendngjarje, sipas grupit hetimor, nuk ka shenja frenimi.

Hetimet në vendin e ngjarjes vijojnë.