Aplikacion
Mësohet se një automjet tip ‘Opel’ ka përplasur dy të mitur, të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
“Sot rreth orës 11:00, në fshatin Mizë, Divjakë, shtetasi P. Ç, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka përplasur shtetasit E. A., 10 vjeç dhe O. A., 8 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.