zoom

Aktualitet

Shoferi dhe pasagjeri, djegie në trup/ Maliq, makina sapo u mbush me karburant shpërtheu në flakë

Një makinë ka marrë flakë mëngjesin e kësaj të mërkure. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:20, në fshatin Vloçisht, Maliq.

Nga informacionet e para bëhet e ditur se zjarri ka rënë teksa makina ecte, e cila sapo ishte furnizuar me lëndë djegëse (gaz) në një karburant në afërsi të këtij fshati.

Shpërthimi i mjetit në flakë ka shkaktuar panik te drejtuesi i mjetit dhe te pasagjeri. Shoferi i mjetit së bashku me pasagjerin kanë marrë djegie në trup si pasojë e zjarrit, pasi nuk kanë mundur të dalin në kohë nga makina.

Që të dy kanë thënë se kanë dëgjuar 3 shpërthime njëra pas tjetrës dhe në kushte të tilla, kanë humbur kontrollin e kanë dalë nga rruga.

Ndërkohë mësohet se zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe kanë dhënë ndihmën e parë për të lënduarit. Policia në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Postime të lidhura