zoom

Lajme

Shkundet Mali i Zi, regjistrohen lëkundje të forta tërmeti

Mali i Zi u trondit nga një tërmet mbrëmjen e kësaj të marte.

Tërmeti ishte me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter dhe me epiqendër 12 kilometër nga Niksiqi.

Lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar panik te qytetarët, por fatmirësisht deri tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.