zoom

Aktualitet

“Shkundet” Greqia, tërmet i fortë në Athinë

Një tërmet i fortë u regjistrua pasditen e kësaj të enjteje në Greqinë fqinje.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmiologjisë, lëkundjet sizmike ishin me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter dhe janë ndjerë të forta te banorët.

Epiqendra e tërmetit ishte pranë kryeqytetit, Athinës.

Lëkundjet shkaktuan panik te banorët, por deri tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.