Aplikacion
Zoom.al ka siguruar video nga momenti ku makina po shkrumbohej nga flakët, ndërkohë që shtëllunga të mëdha tymi janë përhapur në zonë. Nuk dihet nëse ka apo jo të lënduar, ndërsa dyshohet që shkak të jetë bërë një defekt teknik.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që u ndalua qarkullimi i automjeteve në njërin sens të autostradës deri në shuarjen e plotë të flakëve.