Aplikacion
Mediat e huaja kanë publikuar dhe pamjet e para nga autobusi i shkrumbuar në një autostradë në Bullgari.
Nga pamjet shihet se si autobusi në të cilin udhëtonin 52 qytetarë është shkrumbuar plotësisht, duke marrë jetën edhe 12 fëmijëve që ishin pasagjerë.
Ndërkohë një zyrtar nga spitali në Sofje ka thënë se shtatë persona janë duke u trajtuar, të cilët kanë arritur të largohen nga autobusi. Gjendja e tyre është e stabilizuar.
Lidhur me këtë aksident tragjik ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Brendshme të Bullgarisë.
“Denoncimi për një aksident të rëndë trafiku është bërë pak pas orës 2 të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave fillestare nga autostrada e Strumës, rreth 31 km është aksidentuar një autobus i regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 45 persona. Në vendngjarje kanë shkuar me kohë ekipet e policisë, zjarrfikëses dhe ambulanca. Si rezultat i veprimeve të tyre të shpejta, shtatë persona janë transportuar në spital për mjekim. Po kryhet një inspektim. Qarkullimi është ndërprerë në të dy drejtimet. Një organizim i përkohshëm për lëvizje përmes p.v. Dolna Dikanya dhe p.v. Daskalovo”, thuhet në njoftimin e ministrisë bullgare.
VIDEO/ Klajdi Musabelliu del nga “Big Brother Vip” me shtëpi të re. Shikoni transformimin