zoom

Aktualitet

Shkoi për t’i vendosur eksploziv 40-vjeçarit, por u vra vetë nga shpërthimi! Identifikohet viktima

Kristi Agron Balukja është 24-vjeçari, i cili tentoi t’i bënte atentat Renato Çepës duke i vendosur eksploziv në makinë, por humbi jetën vetë nga shpërthimi.

I riu pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua në spital, por nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:10 në lagjen “Shënkoll” të Elbasanit, ndërsa 24-vjeçari po vendoste lëndën plasëse në mjetin e parkuar të 40-vjeçarit.

Kristi Balukja dyshohet si pjesë e grupeve kriminale, por ende s’dihen detaje nga ngjarja.

Gjithashtu edhe shënjestra e atentatit të dështuar rezulton me precedentë në fushën e narkotikëve dhe me lidhje me personazhë të botës së krimit.

 

Postime të lidhura