Aplikacion
Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e policisë ajo që ka shmangur ngjarjen e rëndë. 17-vjeçari është shoqëruar në spital, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, teksa njoftohet se është në gjendje të rënduar psikologjike. Motivet dhe rrethanat mbeten ende nën hetim.
“Rreth orës 09:15, menjëherë pas njoftimit se një i mitur po tentonte të vetëhidhej nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, në lagjen “Skënderbeg”, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u parandalua kjo ngjarje, si dhe u shoqërua në spital, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, 17-vjeçari me probleme shëndetsore”, thanë burime zyrtare.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e ngjarjes dhe motivin, nëse i mituri ka pasur ndonjë grindje në familje apo probleme me depresionin. /ZOOM.AL/