zoom

Aktualitet

Shkodër/ Pronari i troket në derë për lekët, por gjen të dekompozuar trupin e qiramarrësit

Një ngjarje e rëndë u raportua këtë të martë nga Shkodra, ku pronari i një apartamenti gjeti të dekompozuar trupin e personit, të cilit i kishte lënë me qira banesën e tij.

Sipas njoftimit të policisë, fjala është për një 39-vjeçar nga Koreja e Jugut.

Ai prej muajsh nuk i përgjigjej pronarit të shtëpisë dhe për pasojë, ky i fundit i trokiti në derë për t’i kërkuar lekët e qirasë.

Por aty u përball me trupin e tij të pajetë dhe të dekompozuar.

Referuar njoftimit të policisë, 39-vjeçari dyshohet të ketë humbur jetën nga mbidoza e lëndëve narkotike pasi gjatë kontrollit në banesë, u gjetën disa doza drogë.