zoom

Bota

Shkencëtarët shohin dritë nga ana tjetër e ‘’vrimës së zezë’’ për herë të parë

Shkencëtarët kanë parë dritë nga ana tjetër e një vrime të zezë për herë të parë.

Ky vëzhgim nuk është vetëm i vështirë por thuajse i pamundur,sepse vrimat e zeza ‘’hanë’’ çdo formë drite që iu afrohet.

Por studimi i ri përdori një efekt të pazakontë ku drita krijon ‘’jehonë’’ rreth vrimës së zezë,ku shkencëtarët  e shohin nga ana tjetër.

Zbulimi erdhi pasi shkencëtarët ekzaminuam rrezet X që ‘’hidheshin’’ në univers nga një vrimë e zezë massive që qëndron në mes të një galaksie tjetër,800 milion vite larg.

Këto rreze X u mbajtën në një qëndrim të pazakontë: pas dritës,rrezet X u bënë më të vogla dhe të tjera,të cilat dukeshin në ‘’ngjyra’’ të ndryshme.

Rrezet X dukeshin sikur po reflektoheshin nga ana tjetër e vrimës së zezë, deklaroi astrofizikanti i Universitetit të Stanfordit Dan Wilkins.

Por ky event ngjan i pazakontë sepse vrimat e zeza janë të famshme për shkatërrimin e dritës,sesa të jenë burim i saj.

‘’ Çdo dritë që futet brenda vrimës së zezë nuk del jashtë,pra ne nuk mundemi të shohim asgjë që është mbrapa vrimës së zezë’’, deklaroi ai./ The Independent