Aplikacion
Lideri historik i PD-së u ngjit në katin e dytë të godinës. Dyert e sallave ishin të mbyllura, por njëri prej mbështetësve të tij e hapi derën me forcë duke e goditur me shkelm. Ish-kryeministri dhe anëtarët e komisionit u futën brenda, nga ku media u nxor jashtë.
“Dilni përjashta. Dilni. Vazhdoni”, dëgjohej deputeti Flamur Noka.
Në korridoret e PD-së u krijua kaos dhe rrëmujë. Përballë sallës ku gjendet Berisha me mbështetësit e tij, Lulzim Basha po zhvillon një tjetër takim me strukturat e PD-së.