Aplikacion
Operacioni i përbashkët i koduar “Shpirti”, mes forcave të policisë e drejtësisë italiane e shqiptare ka çuar në ekzekutimin e 38 urdhër arrestimesh për trafik ndërkombëtar droge, riciklim parash e korrupsion.
Mjaft i rëndësishëm në hetimet e operacionit “Shpirti” ka qënë rrëfimi i katër të arrestuarve që kanë vendosur të bashkëpunojnë me drejtësinë.
Arrestimet janë kryer në Shqipëri, Mal i Zi, Spanjë e Itali. Operacioni ka çuar dhe në sekuestrimin e pasurive për disa miliona euro.
Arrestimet janë kryer nën utdhërin e bashkëpunimin e autoritetit shqiptar SPAK, Antimafian Italiane, Zyrën e koordinimit policor Interforze në Tiranë, Policinë Shqiptare e Eurjust.
Operacioni është rrjedhë e zhvillimeve hetimore të operacioneve “Shefi” e “Kulmi” ekzekutuar në 2018 e 2020 nga Drejtoria e Antimafias Italiane të Barit.
Operacioni zbardhi një rrjet kriminal kultivimi e trafikimi droge nga Shqipëria drejt brigjeve pugliese e akte kriminale si abuzim detyre, korrupsion e riciklim parash.