Aplikacion
Mediat e huaja raportjan se në pranga kanë rënë 7 anëtarë të bandës, duke përfshirë edhe “kokën” e grupit, Edison Pula.
Grupi i quajtur “Nikla”, ishte i specializuar në vjedhjen e shtëpive të personazheve publike, duke përfshirë futbollistë, shoferë të Formula 1 dhe këngëtarë.
Sipas autoriteteve, janë kryer jo më pak se 49 vjedhje, me dëme të vlerësuara mbi një milion euro.
Mallrat e vjedhura, kryesisht bizhuteri dhe artikuj lëkure luksoze, u rishitën më pas në Shqipëri.