zoom

Politikë

Shkarkohet nga detyra kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, është shkarkuar nga detyra. Në një postim në rrjetet sociale, Shqiprim Afrifi shkruan se ky vendim u mor në mënyrë arbitrare nga pushteti autoritet i Beogradit pa u ndjekur asnjë procedurë ligjore.

Ai shprehet se ky “regjim antishqiptar” ka instaluar dhunshëm njëorgan të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme.

“Dje në mesnatë, pushteti autoritar i Beogradit, në mënyrë arbitrare dhe duke mos ndjekur asnjë procedurë ligjore, si dhe pa asnjë njoftim zyrtar, regjimi serb dhe antishqiptar duke vazhduar traditën e Millosheviqit të viteve të 90ta, në mënyrë të dhunshme më SHKARKUAN nga posti i Kryetarit të Komunës së Preshevës. Njëkohësisht, ky regjim antishqiptar dhunshëm instaloi një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar Arifi.