zoom

Aktualitet

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili

Është shkarkuar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili.

Propozimi i ministrit Ulsi Manja është pranuar dhe miratuar sot nga Këshilli i Ministrave. Në vend të Ismailit është emëruar Admir Abrija.

Abrija ka mbajtur më parë detyrën e prefektit të Tiranës dhe të administratorit të Bashkisë së Tiranës për zonën e Farkës.

Nga viti 2005 deri në vitin 2009 ka përfunduar fakultetin e Drejtësiëë, për të vazhduar më pas një master në Bussines Law, sërish në Fakultetin e Drejtësisë.

Punën e parë, prefekti i Tiranës, e ka nisur si oficer sigurie i Gardës së Republikës në vitin 1999. Më pas bëhet zëdhënës i institucionit.

Për 8 muaj punon si Shef Sigurie në presidencë, gjatë kohës kur kryetar shteti ishte Bamir Topi. Abrija ka ushtruar edhe detyrën e shefit të policisë së pikës së kalimit kufitar të Kapshticës. /Zoom.al