Aplikacion
Disa prej tyre janë imuniteti i dobët, djersitja e tepërt, higjena, çorapet sintetike dhe ekspozimi ndaj lagështisë.
Edhe trajtimet e këmbëve siç është pedikyri mund të konsiderohet një shkak i shfaqjes së mykut të thonjve.
Kjo ndodh sepse mjetet e përdorura për këto trajtime nuk sterilizohen siç duhet.
Përveç medikamenteve përkatëse që kanë efekte anësore, mund të përdorni edhe disa bimë mjekësore, vajra natyralë, lëngje frutash e të tjerë që zgjidhin këtë problem.
Uthulla e mollës
Këshillohet të bëni një banjë për këmbët duke përzier një filxhan me uthull molle dhe një filxhan me kripë të trashë në 6 filxhanë me ujë të ngrohtë.
Banjën e këmbëve duhet ta bëni dy herë në ditë për të paktën 30 minuta.
Vaji esencial i portokallit
Këtë vaj esencial mund ta përdorni çdo ditë për të lyer thonjtë dhe kuruar infeksionin.
Lyejini thonjtë dhe mbajini këmbët me vaj për të paktën një orë.
Vaji esencial i portokallit mund të jetë shumë i fortë për njerëzit me lëkurë të ndjeshme, ndaj në këtë rast mund ta përzieni me vaj ulliri.
Mielli i misrit
Misri në vetvete përmban një lloj myku që nuk i bën dëm njeriut por është shkatërrimtar për shumicën e parazitëve që shkaktojnë infeksion tek njerëzit.
Përzieni një filxhan me miell të bluar trashë dhe 2 litra ujë.
Pas një ore futeni këmbën e infektuar në këtë tretësirë dhe mbajeni për gjysëm ore ose më shumë. Këshillohet që këtë kurë ta përsërisni sa herë të dëshironi.
Soda e bukës
Myku ka nevojë për një mjedis acidik që të shpërthejë plotësisht.
Soda e bukës e pengon këtë gjë.
Përziejeni me ujë dhe më pas me këtë pastë lyeni thoin e infektuar 3-4 herë në ditë.
Vaji i arrës së kokosit
Vendosni një shtresë të hollë të vajit të arrës së kokosit mbi thoin e infektuar dhe mbajeni për të paktën 15 minuta.
Ky vaj është i shkëlqyer për lëkurën ndaj mund ta përdorni sa herë të dëshironi.
Vaji i i rigonit
Vaji i rigonit është efikas kundër disa llojeve të mykut.
Përzieni disa pika të vajit të rigonit në një lugë çaji me vaj ulliri dhe lyeni thoin e infektuar.
Probiotikët
Prishja e ekuilibrave të baktereve në stomak krijon një mjedis të favorshëm për shumë baktere dhe infeksione.
Nëse jeni të prirur ndaj mykut, AgroWeb.org ju këshillon të merrni në konsideratë edhe marrjen e probiotikëve shtesë me rekomandimin e mjekut./AgroWeb.org