Aplikacion
Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar kuti me kapsolla dhe paketa me cigare, pa pullë fiskale.
“Në zbatim të planit të posaçëm operacional policor dhe udhëzimit të përbashkët të 3 ministrave, për ndalimin e zhurmave në zonat e banuara dhe për ndalimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe me kriteret, shërbimet e strukturave të DVP Korçë dhe të Komisariateve vartëse të saj kanë vijuar me kontrolle në subjekte të ndryshme.
Si rezultat, në lagjen nr. 1, Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e një shtetaseje, u gjetën disa kuti me kapsolla dhe paketa me cigare pa pullën fiskale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë vendore.
Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen F. M., 61 vjeçe, banuese në Korçë, për veprat penale “ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “fshehja e të ardhurave”.
“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, tha policia. /ZOOM.AL/
Klodiana Lala nxjerr videon nga Shkodra, persona të armatosur lëvizin lirisht në qytet