zoom

Aktualitet

Shiste hashash në kryeqytet, “Shop” kap 17-vjeçarin me sasi droge, shuma parash dhe një…

Një 17-vjeçar është arrestuar nga efektivët e Policisë Kamëz, pasi dyshohet se përgatiste, e ndante në doza dhe më pas e shpërndante lëndën narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.

Teksa ka rënë në pranga, efektivët kanë sekuestruar disa shuma parash, celularin dhe çelësin e një mjeti.

Ndërkohë që 17-vjeçari ka përfunduar në pranga, materialet kanë kaluar në Prokurori për veprime të mëtejshme hetimore.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë  kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shop”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i një 17-vjeçari, banues në Kamëz. Ky shtetas dyshohet se pasi siguronte sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme në kryeqytet”, tha policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis, shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e saj, një çelës automjeti dhe një celular. Materialet i kaluan Prokurorisë. /ZOOM.AL/