zoom

Aktualitet

Shisnin pa autorizim dhe me falsifikime të dhënash kartat SIM deri te grupet kriminale, 2 në pranga

Policia e Shkodrës ka nisur procedimin për dy persona, të cilët akuzohen se shisnin pa autorizim dhe falsifikonin të dhënat e kartave SIM.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. J., 20 vjeçe dhe F. Sh., 34 vjeç, banues në Shkodër. Dyshohet se këto karta përdoreshin nga eksponentë të krimit.

“Shisnin pa autorizim dhe duke falsifikuar të dhënat, karta SIM, të cilat dyshohet se përdoreshin nga shtetas me precedent kriminal, identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetas. Sekuestrohen 79 formularë të kartave SIM, me të dhëna të dyshuara të falsifikuara.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të kryejnë këto veprimtari, kanë goditur në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, kanë goditur këtë rast të shitjes së kartave SIM, në mënyrë të kundërligjshme, që dyshohet se përdoren për qëllime kriminale”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. J., 20 vjeçe dhe F. Sh., 34 vjeç, banues në Shkodër. Këta 2 persona njoftohet se iu kanë shitur pa autorizim, shtetasve të ndryshëm, karta SIM, të cilat dyshohet se janë përdorur më pas nga shtetas me precedent kriminal, për të komunikuar për veprimtari kriminale në fushën e prodhimit të minave me telekomandë, për kultivimin e bimëve narkotike dhe për veprimtari të tjera kriminale.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 79 formularë për shitjen e kartave SIM, me të dhëna të dyshuara të falsifikuara. Strukturat hetimore të DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “shitja e pa autorizuar e kartave SIM” dhe “falsifikimi i dokumenteve”, sqaron policia. /ZOOM.AL/